​Nesër i jepet lamtumira e fundit atdhetarit Dinë Xhemajl Ahmetaj

​Nesër i jepet lamtumira e fundit atdhetarit Dinë Xhemajl Ahmetaj

Me nderime ushtarake, nesër në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, i jepet lamtumira e fundit bashkëveprimtarit të Jusf Gërvallës, Dinë Xhemajl Ahmetaj.

Organizata e veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan ka njoftuar se në ora 15:00 në Deçan mbahet akademi përkujtimore, ndërsa në ora 17:00 përcillet për në banesën e fundit i ndjeri Ahmetaj.

Dinë Xhemajl Ahmetaj ka humbur jetën dje tragjikisht afër Majës së Zezë në Shtupeq të Vogël.

Njoftimi i OVL e UÇK-së në Deçan:

Të nderuar qytetar të komunë së Deçanit dhe gjithë Kosovës ju njoftojmë se tragjikisht në bjeshkën e Shtupeqit të Vogël, afër Majës së Zezë, ndërroi jetë veprimtari i çështjes Kombëtare i burgosuri Politik, Dinë Xhemajl Ahmetaj nga Gllogjani i Deçanit. Bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës e Ismail Haradinaj, profesor i nderuar dhe luftëtarë i UÇK-së. Komemoracioni në nderim të jetës dhe veprës së tij mbahet ditë e premte më 15.06.2018 në ora 15:00 në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, ndërsa varrimi behet në ora 17:00 në Kompleksin Memorila “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me nderime Ushtarake. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit të devotshëm Dinë Xhemajl Ahmetaj!

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra