Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Nexhmi Rudari, tha se sipas informacioneve që posedojnë, deri tani kanë janë duke prirë në shumicën e vendvotimeve.
“Presim rezultate të mira, procesi i numërimit është duke vazhduar. Por sipas informacioneve që i kemi jemi duke prirë në shumicën e vendvotimeve”, tha ai në një deklarim për mediat pas mbylljes së vendvotimeve në Podujevë.
Rreth numrit të madh të njerëzve që janë mbledhur në selinë e LDK, Rudari tha se nuk ka qenë në dijeni se do të mblidhen të gjithë këta për t’i dhënë përkrahje.
Rreth mungesës së përfaqësuesve të lartë në seli të LDK-së, ai tha se deri më tash kanë qenë me të anëtarë të kryesisë, deputetë, por e kanë parë të arsyeshme që të largohen derisa në sallë të krijohen kushtet dhe të respektohen masat antiCOVID-19.
Në ora 19:00 çdo qendër e votimit në Podujevë është mbyllur teksa nga KQZ kanë deklaruar se ishte një proces zgjedhor pa probleme dhe se pritet që në ora 21:00 të publikohen rezultatet preliminare.