​Teprimi me kripë rrit rrezikun nga Alzheimer

​Teprimi me kripë rrit rrezikun nga Alzheimer

Konsumi i ushqimeve me tepër kripë mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes Alzheimer, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ata kanë zbuluar se kripa shkakton ndryshime në sistemin imunitar në zorrë, gjë e cila redukton qarkullimin e gjakut drejt trurit, transmeton KosovaPress.Në studimin e ri, eksperimenti mbi minj sugjeron se ushqimet e njelmëta dëmtojnë neuronet në tru, duke shkaktuar probleme mentale dhe të sjelljes. Deri më tash nuk ka kurë për sëmundjen Alzheimer, e cila shkakton vdekjen e qelizave të nervave dhe indeve, duke çuar trurin drejt demencës. Mjekët sugjerojnë konsumimin prej gjashtë gramë kripë në ditë. Ndryshe, në Britani të Madhe rreth 850,000 njerëz vuajnë nga demenca. Studimi është publikuar në revistën Nature Neuroscience.

Related Posts

You may also like

Remzie Osmani: Kam agjëruar gjithnjë, por angazhimet në dasma viteve të fundit ma kanë bërë të pamundur

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani,