Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.554 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), si dhe 1.843 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 282.147, prej të cilëve 261.741 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 22 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 8.658 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.830.764 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.153 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.748./AA