Në ujërat e detit të Japonisë, në ishujt Sakhalin dhe Kuril, Rusia ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake në të cilën po marrin pjesë 10,000 ushtarë, bëri të ditur shërbimi për shtyp i Rrethit Ushtarak Lindor, transmeton Kosova Post.
“Në ishujt Sakhalin, Iturup dhe Kunashir, si dhe në ujërat e Detit të Japonisë, ka filluar një stërvitje dypalëshe e formacioneve dhe njësive ushtarake të korpuseve të Qarkut Ushtarak Lindor, forcat e detare të Paqësorit. Ushtrimi po mbahet nën drejtimin personal të komandantit të përkohshëm të rrethit ushtarak lindor, gjeneral lejtnant Sergei Sevryukov “, thuhet në deklaratë.
Sipas zyrës së shërbimit për shtyp, stërvitjet përfaqësojnë një nga fazat e kontrollit të përgatitjes operacionale dhe luftarake të ushtrisë në periudhën e stërvitjes verore. Gjatë manovrës, ushtria e stërvitur do të praktikojë mbrojtjen ushtarake të Rusisë në kufijtë lindorë.
Pika fillestare e stërvitjeve në Lindjen e Largët, në thelb është simulim i një konfliktit të mundshëm ndërmjet dy shteteve.
“Gjatë realizimit të veprimeve praktike, është planifikuar një zbarkim detar dhe taktik,” raporton shërbimi për shtyp.
Më herët, shkruan sputnik Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se anijet luftarake të Flotës Paqësore të Rusisë, së bashku me aviacionin detar, kryen stërvitje në pjesën qendrore të Oqeanit Paqësor për herë të parë në historinë moderne.
Në të njëjtën kohë, portali “Drive” shkruan se stërvitjet ushtarake të Marinës Ruse “jo shumë larg nga Hawaii”, gjatë të cilave u simulua shkatërrimi i transportuesve të avionëve armik, përbëjnë një kërcënim të paparë për Shtetet e Bashkuara./Kosova Post/