Qeveria e Kosovës sot mori vendim që të ndajë nga 100 euro për fëmijë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në mbledhjen e Qeverisë se po përmbushin edhe një premtim që e kanë dhënë.
Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro…
Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar me zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje… Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë”, tha Kurti.
Ky vendim u miratua në fund të mbledhjes së Qeverisë.


























