Albulena Haxhiu e VV-së i ka dalë në mbrojtje shefit të saj në parti, Albin Kurtit, pas reagimit të Richard Grenell ku e akuzonte të parin e VV-së duke thënë se është anti-amerikan, shkruan Kosova Post.
Në lidhje me këtë çështje Haxhiu ka shkruar në rrjetin social Facebook duke thënë se fjala e Grenellit është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së e që tash është gj e tejkaluar.
“Së dyti, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan?”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Së pari, as Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk janë anti-amerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë.
Së dyti, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan?
Pra, populli e ka shumë të qartë se kush është VV e Albin Kurti.
Së treti, ne historikisht kemi kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po na e dëshmon që kemi pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tash kur u dha shumçka e su mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën.
Së pari, as Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk janë anti-amerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj…
Gepostet von Albulena Haxhiu am Mittwoch, 9. September 2020