Të paktën 11 persona humbën jetën pasi dy anije u përplasën në lumin Huallaga në provincën verilindore Yurimaguas të Perusë, njoftuan mediat lokale, transmeton Kosova Post.
Aksidenti që ndodhi herët të dielën gjithashtu la të plagosur gjashtë persona, ndërsa një numër i panjohur njerëzish janë zhdukur, njoftuan mediat lokale duke cituar një deklaratë të Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.
Ekipet e shpëtimit të përbërë nga njësitë e marinës së vendit dhe ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë janë tashmë në vendngjarje, shtoi deklarata.