Në kuadër të raportit të tyre për 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të diturë se në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 1160 tiketa në bazë të ligjit Covid-19, transmeton Kosova Post.
Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1163 tiketa trafiku.
Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.