Raportimet nga vendi i ngjarjes, tregojnë se situata atje ende është dramatike, shkruan Kosova Post.
Sipas Al Jazera-s, bombardimet nga pala izraelite, kanë shtuar numrin e viktimave, sidomos në Gaza.
“Ushtria izraelite ka bombarduar selinë e policisë dhe ndërtesat e sigurisë në Gaza, ndërsa autoritetet thonë se 35 palestinezë të vrarë, përfshirë 12 fëmijë, që nga fillimi i përshkallëzimit.”
Aktualisht, sipas burimeve ndërkombëtare, tensioni nga Xhamia Al Aqsa në Jerusalem, është zhvendosur në luftimet e ashpra në Gaza.
Burime të ndryshme informative thonë se edhe nga pala izraelite ka pasur viktima, megjithëse zyrtarisht nuk është raportuar asgjë./KosovaPost/