Këtë të premte është mbajtur ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë, të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt.
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se ceremonia është mbajtur në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
“Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, z. Kastriot Jashari nga AKSP, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së”, thuhet në komunikatën për media.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu është drejtuar drejtori i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, i cili i ka uruar zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi siç e ka cilësuar ai, ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.
“Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe tre instruktorë nga FSK-ja edhe AKI-ja”, thuhet mes tjerash.