Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 janar, transmeton Kosova Post.
3 janar 1521 – Prifti Martin Luther, i cili filloi lëvizjen e Reformimit të Kishës duke vënë në pyetje autoritetin e saj në Evropën mesjetare, u shkishërua nga lideri i botës katolike, Papa Leoni X. I thirrur në Romë për të dhënë shpjegime dhe paraqitur vetëmbrojtjen, Martin Lutheri e hodhi poshtë kërkesën në fjalë dhe u rebelua ndaj Kishës duke përkthyer Biblën në gjermanisht.
3 janar 1961 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërprenë marrëdhëniet me Kubën menjëherë pasi forcat komuniste nën udhëheqjen e Fidel Castros morën kontrollin e kryeqytetit Havanë të vendit. Plot 1 vit më vonë, Papa Gjoni XXIII njoftoi shkishërimin e Castros.
3 janar 1990 – Kryetari i Shtetit të Panamasë, Manuel Noriega, i cili qe rrëzuar me ndërhyrjen e ushtrisë së SHBA-së, u dorëzua tek trupat amerikane pas 10 ditë strehimi në Ambasadën e Vatikanit në kryeqytetin e vendit. Noriega u gjykua në SHBA dhe u dënua me heqje lirie. Ai vuajti dënim me burg edhe në Francë. Në fund të vitit 2011 Noriega u lirua dhe kthye në Panama, ku ndërroi jetë në 2017-n.
3 janar 2004 – Një avion pasagjerësh i një kompanie ajrore private të Egjiptit ra në Detin e Kuq teksa po realizonte fluturimin nga Sharm el-Sheiku për në Paris. Ky aksident u mori jetën 148 personave./trt