Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, përcjell Kosova Post.
Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.
Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
E, lidhur me këtë, ka reaguar ish-deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, thotë se vendimi i KQZ për mërgatën është heqje e së drejtës së votës.
Tutje, ajo shkruan se KQZ-ja po ua mohon mërgimtarëve përmes procedurave jo kushtetuese e të paligjshme, të drejtën që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Ja shkrimi i saj:
Vendimi i KQZ për mërgatën është heqje e së drejtës së votës. Të drejtën që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës po ua mohon KQZ përmes procedurave jo kushtetuese e të paligjshme.
E drejta e votës nuk mund t’i mohohet askujt vetëm se nuk e kanë hapur telefonin.
Ky është shteti i kapur. Ç’kapja fillon me 14 shkurt e këtë e kanë të vështirë ta pranojnë prandaj vendosin kritere antikushtetuese.
Mërgata nuk ndalet.