Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin për vdekjet, përkatësisht infektimet me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, transmeton Kosova Post.
Këto janë të dhënat për 24 orët e fundit:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 13.473./KosovaPost/