Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit, ka dënuar 1 mijë e 438 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit të fundit, janë dënuar mbi 1700 shoferë të cilët shkelën rregullat e trafikut, ndodhën 54 aksidente trafiku, prej tyre 15 me persona të lënduar.
Po ashtu, policia njofton se ka arrestuar edhe 54 persona, 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 8 në vuajtje të dënimit. /KosovaPost/