15 Korriku në Turqi do të kujtohet si nata e tradhtisë, dhe nata e rimëkëmbjes

Shkruan: Fadil Pushkolli

-Jam dëshmitar i ngjarjes së 15 korrikut ne Turqi. Ishim në Fatih te Stambollit, me Bekim Gashin, shokë të luftës, dhe me disa shokë qe janë ne organizatën per te drejtat dhe liritë e njeriut ne Turqi. -Një shokut i erdhi një mesazh në Twitter që ura e Bosforit është bllokue. -Unë menjehere e mora atë foto dhe e përpunova si lajm dhe ua dergova në redaksinë e KosovaPostit.

– Menjeherë filluan telefonatat nga Kosova…Disa shkruan ne mesaj se Bullgaria thojn se ka hy Në Edirne…dhe se Greqia në Izmir. Në mendje më erdhi Lufta e Çanakkalas..dhe i thash Bekimit që edhe me po zbresim ne rrugën e Vatan’it…Në qendrën Kryesore te policisë se Stambollit. Aty pamë makinerinë ushtarake dhe u kuptue që është Puq.

Para neve ish një grua plakë dhe filloj ta lus, ta qetëson ushtarin duke i thënë: Të lutem ule armën sepse ky është populli yt…Ti je fëmiu im…Të lutem ma jep armën mua. Papritmaz erdhi një zë ku i tha Hap zjarr…ushtari ktheu Koken nga oficeri i tij…E shikoj me ironizëm dhe uli armen..mori doren e plakes dhe ia puthi fortë..policët ia morën armën dhe e dorëzuan… Tek qendra e Komunës së Stambollit ishim para mëngjesit…aty kemi parë kufoma, djemë Të Ri te vrarë dhe shumë të plagosur.Atë natë nuk mundem me e përshkrue.

Atë nate nuk ndodhi asnjë thyerje xhami, lokali, banke. Prej çdo ane vishin lajme gëzimi se puqistat po arrestohen. Lajmi i parë dhe mu ndie krenar Unë, erdhi nga Komuna e BayramPasha’s me 80% Shqiptarë. Prapë BayramPasha Ma kujtoj luften e Ćanakalas, dhe thash. Shqiptarët jane Sikur thoni me mishin me popullin Turk.

Sikurse Ne që kemi bërë për Turqinë ashtu edhe vëllezërit turq kan bë për Ne gjate luftës se Kosoves, mbi 70 te plagosur gjate luftës janë sheruar Në Turqi dhe me qindra mijëra refugjatë i kanë ushqyer Në Shqiperi dhe Maqedoni. Janë një ndeër shtetet e para Që na kanë njoftë dhe ende lobojnë per ta njoftë shtetin e Kosovës.

-Në Turqi dita ditës shifrat e statistikave te Ekonomisë janë Në rritje. Kjo nuk ju konvenoj fuqive të mëdha botërore. -Ata nuk kanë mundur ta kuptojnë se në Turqi qytetarët mund te mblidhen për 1 minutë atë që Ushtria më e madhe në botë nuk mund ta bëj.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Matoshi: PDK-ja u dorëzua para Haradinajt nga frika prej LAA-së

Zgjedhjet e 11 qershorit gjetën opinionistin Halil Matoshi