Më 16 dhjetor do të zgjedhet kryetari i ri i AGK-së

Më 16 dhjetor do të zgjedhet kryetari i ri i AGK-së

Me rastin e dorëheqjes së kryetarit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se do të mbajë zgjedhjet për kryetar të ri me datë 16 Dhjetor duke filluar në ora 10:00.

“Ndërkohë për të evituar tollovinë në organizim të ngjarjes ju njoftojmë se anëtarësimet e reja nuk do të procedohen gjatë rrjedhës së Kuvendit Zgjedhor të AGK-së; porse të gjithë a) gazetarët; b) kameramanët; c) foto reporterët; dhe d) redaktorët e rinj që dëshirojnë të anëtarësohen për të votuar në Kuvendin e radhës këtë mund ta bëjnë deri me datë 13 dhjetor 2017 – në mënyrë që AGK të ketë kohë t’i përgatis listat e votuesve.

Pas Kuvendit Zgjedhor regjistrimet e anëtarëve të rinj do të hapen prap pa kufizim kohor”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ndërsa AGK thekson se për lokacionin dhe agjendën e ecurisë së Kuvendit Zgjedhor do informojnë së shpejti. /KP/.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh