Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit brenda ambientit të Ministrisë, duke përfshirë edhe bufenë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë, Ibrahim Shala. Ai ka thënë se pirja e duhanit është ndaluar në gjithë ambientet e ministrisë.
“Po mund të konfirmoj se ministri e ka ndaluar pirjen e duhanit në gjitha ambientet e Ministrisë”.
Shala tha se pirja e duhanit ka qenë e ndaluar edhe më herët në bazë të ligjit., por se ka qenë një kënd në terrasën e bufesë, por tani me një vendim të brendshëm është ndaluar edhe aty.