Garda Kombëtare e SH.B.A.-së ka vendosur 2.300 forca të ndërhyrjes së shpejtë për të mbështetur policinë e Kongresit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, përcjell Kosova Post.
Kapitoli i SHBA u mbyll përkohësisht të Premten pasi një shofer makine sulmoi oficerët e policisë në terren. Një oficer policie vdiq pasi u dërgua në spital për shkak të plagëve të rënda. Një oficer tjetër u plagos dhe u dërgua në spital.
Masat e sigurisë përreth Kapitolit të SHBA janë shtuar që pas sulmeve nga mbështetësit e presidentit të kaluar Donald Trump më 6 janar. Pesë njerëz u vranë gjatë atij sulmi në ndërtesën e Kongresit nga mbështetësit e Donald Trump.
Anëtarët e Kongresit janë aktualisht me pushime, por disa nga ndihmësit e tyre dhe një numër reporterësh ishin në ndërtesë në kohën e incidentit të së Premtes.