Thirrjes së kryeministrit, Albin Kurti, drejtuar mërgimtarëve për të aplikuar në Programin për Diplomaci, iu përgjigjën 173 vetë.
Megjithatë, dëshira për të punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendlindjes për gjashtë muaj, nga tetori, do t’u plotësohet vetëm 10 prej tyre.
“Bashkatdhetarët e përzgjedhur, që jenë të diplomuar në tre vjetët e fundit dhe aktualisht në studime postdiplomike, do të vijnë të punojnë në Kosovë”, ka thënë Liza Gashi për klankosova.