Kryetari i komunitetit shqiptar në Bosnje, Muharrem Zejnullahu, tha se vendimi për gjeneralin famëkeq serb, Ratko Mlladiq është historik.
“Vendimi i Gjykatës së Hagës në Bosnje dhe Hercegovinës është pritur me një entuziasëm të veçantë. Jo në kuptim të gëzimit por në kuptim të entuziazmit se më në fund pas një gjykimi prej 10 vjet dhe 10 ditë gjenerali serb më famëkeq, barbar, krimineli më i madh në botë më në fund iu konfirmuar aktigjykimi i parë i burgimit të përjetshëm”.
“Unë kisha me thënë se kjo është një vendim historik dhe një satisfaksion i veçantë edhe për familjarët e viktimave që në mënyrën më barbare u zhdukën. Më në fund u dëshmua nga Gjykata e Hagës për gjenocidin në Srebrenicë”.
Zejnullahu tha se shoqatat e familjeve të viktimave kanë kërkuar që në rastin “Mlladiq” të hyjnë edhe rastet nga komunat e tjera.
Sipas tij numri i viktimave është shumë më i madh sesa ai i Srebrenicës.
“Fatkeqësisht është pritur edhe nga shoqatat e viktimave, nga shoqatat e nënave të Srebrenicës edhe nga shoqatat e tjera që në këtë rast do të përfshihen edhe disa nga komunat. Por, sipas konstatimit jo njerëzor nga Gjykata e Hagës, aty nuk ka pasur veprime që dëshmojnë gjenocidin”, tha ai pë Klan Kosova.
“Dihet se në Priodor nga viti 1992 me fillimin e agresionit e deri në vitin 1994, janë zhdukur diku 2.2 përqind e popullatës muslimane. Kjo do të thotë se numri i viktimave ka qenë shumë më i madh sesa ai 10 mijë i Srebrenicës. Kjo nuk është pritur me entuziasëm nga ana e tyre”.