Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, të mërkurën dhe të enjten do të presë në takim Kryeministrin shqiptarë Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqn, ku do të diskutohet iniciativa e “Mini Shengenit, transmeton Kosova Post.
Vuçiq deklaroi se emri i kësaj iniciative rajonale do të ndryshohet gjatë samitit të ‘Minishengenit’, por ai nuk sqaroi më tepër.
Nga ana tjetër, një nga themeluesit e qendrës kërkimore dhe analitike Demostat, Milomir Mandiq, kishte deklaruar për Danas se ajo që është quajtur në biseda të deritashme Mini Schengeni, do të quhet Tregu i Përbashkët Rajonal në të ardhmen.
Portali zyrtar i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, njoftoi për takimin e Zaevit, Vuçiqit dhe Ramës, ndërsa theksohet tutje se “progresi do të rishikohet dhe marrëveshjet do të nënshkruhen për përmbushjen e detyrimeve nga samiti i Berlinit midis tre vendeve tona, për bashkëpunimin dhe ndihmë në rast të katastrofave natyrore , si dhe ” për nxitjen e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona “, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë.
Qeveria maqedonase u ka bërë thirrje liderëve të sipërpërmendur për nënshkrimin por edhe zbatimin e marrëveshjeve.
“Kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes tregut të vetëm të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Në atë frymë, ne shpresojmë të forcojmë procesin e bashkëpunimit tonë, si dhe në të gjithë rajonin, dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën që mundemi,” tha Qeveria e Maqedonisë Veriore.
Presidenca e Serbisë njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal me Zaev dhe Ramën, të organizuar nga dhomat e tregtisë të tre vendeve.
Duhet të kujtojmë se iniciativa “Mini Schengen” filloi në Tetor 2019 në Novi Sad, me një marrëveshje të nënshkruar nga udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Thelbi i projektit është ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve, kapitalit dhe mallrave, përfshirë mundësimin e qytetarëve për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër, për të kaluar kufijtë më lehtë, për të zvogëluar “pritjen” e mallrave në pikat kufitare .
Mali i Zi dhe BiH nuk iu përgjigjën ftesave për t’u bashkuar, ndërsa në shtator 2020, Prishtina ndërmori marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve me Beogradin për t’u bashkuar me një projekt të tillë, por Kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti nuk e pranon “Mini Schengen” , por këmbëngul në nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Juglindore (SEFTA), si një model për bashkëpunimin rajonal./Kosova Post/