Kryetari i Partisë Demokrarike të Kosovës, Menli Krasniqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan të SHBA-së i cili orej vitesh bashkëpunon me PDK-në.
Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet PDK-së dhe këtij Instituti të njohur amerikan.
Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:
Sot prita në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan me të cilët bashkëbiseduam për punët dhe aktivitetet që kanë bërë në Kosovë, duke ndihmuar partitë politike në avancim të demokracisë dhe në ngritje të kapaciteteve.
Bashkë u pajtuam për të thelluar bashkëpunimin e nisur shumë vite më parë ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe kësaj organizate të respektuar amerikane.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=349708289861241&id=100044662171388&sfnsn=mo