Jadon Sancho largohet nga grumbullimi i përfaqësueses angleze. Sulmuesi 21-vjeçar pësoi një goditje në stërvitje dhe humbi ndeshjen ndaj Hungarisë në transfertë, megjithatë dhimbjet nuk e lejuan t’u bashkohej “tre luanëve” në stërvitje dhe u largua përfundimisht nga grupi.
Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit pranë përfaqësueses angleze, që sqaron se futbollisti nuk ishte gati të japë kontributin e tij për ndeshjet eliminatore ndaj Andorrës e Polonisë, ndaj edhe u vendos që të rikthehej para kohe në Manchester.
Tani Sancho pritet të kryejë ndjekë terapitë rikuperuese me mjekët e “djajve të kuq” për të qenë gati për sfidën e 11 shtatorit ndaj Newcastle, ku me shumë gjasë do të debutojë edhe Cristiano Ronaldo.