Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës përpara se të shkojë në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani do ta mbledh Kryesinë e partisë.
Kështu kanë thënë burime të Gazeta Blic nga ky subjekt politik.
“Pas pak do të ketë mbledhje të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi në këtë mbledhje do të diskutohet për fushatën zgjedhore (ideja që fushata të shkurtohet në 10 ditë) si dhe do të flitet për zhvillimet e fundit politike në vend.