24 marsi, shënon 22 vjetorin e nisjes së sulmeve të forcave të Aleancës Veri-Atlantike mbi Serbinë, shkruan Kosova Post.
Kryeministri shqiptar Edi Rama në përkujtim të kësaj date, përmes një shkrimi në Twitter, ka vlerësuar rolin që presidenti atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, kishte në bombardimin e Beogradin dhe mbrojtjen e Kosovës.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Rama.
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane🇦🇱🇽🇰❤️🇺🇸 https://t.co/sRyhb50Qnz
— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021