Ministria e Shëndetësisë, mbështetur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625.