Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 8.270 testime, ku 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës. Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625”, thuhet në njoftim.