Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se aktualisht në spitalet Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 82 pacientë.
Prej tyre 24 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Njoftimi i plotë:
28 korrik 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
82 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
24 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
54 me oksigjeno-terapi
3 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 65 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë
– Klinika Infektive, 23 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë
Në spitalet e përgjithshme, 17 pacientë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë, 9 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
– Spitali i Pejës, 3 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë