25 vjet më parë legjenda e Manchester United, David Beckham shënoi një gol nga 60 metra nga gjysma e fushës kundër Wimbledonit në Premier League.
Manchester United u përballë kundër Wimbledon në “Selhurst Park” në ndeshjen e parë hapëse të Premier Leagues, në sezonin 1996-97.
Këtë ndeshje “Djajtë e Kuq”, e fituan me rezultat 3-0, me golat e Eric Cantonas, Denis Irwin dhe David Beckham me super golin në minutën e 90-të.
“Nuk mund ta kisha ditur atëherë, por ai moment ishte fillimi i gjithçkaje: vëmendja, mbulimi i shtypit, fama. Kur këmba ime goditi atë top, ajo më hapi derën për pjesën tjetër të jetës sime”, tha Beckham. /Klankosova.tv./
🗣️ “I couldn’t have known it then, but that moment was the start of it all: the attention, press coverage, fame. When my foot struck that ball, it kicked open the door to the rest of my life.”
⏪ 25 years ago today David Beckham did this for @ManUtd 🤩pic.twitter.com/ZFdYNfvJJu
— FIFA.com (@FIFAcom) August 17, 2021