Karriera e mesfushorit Dele Alli te Tottenham duket që ka marrë fund, me lojtarin që nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes, transmeton KosovaPost.
Alli vazhdon qëndrimin te Spurs pavarësisht që në vitet e fundit assesi nuk e gjeti formën më të mirë, derisa nuk ka kontribuar me gol në Premierligë që nga sezoni 2019/20.
“Football Insider” raporton se koha e 25-vjeçarit në Londër mund të këtë marrë fund dhe shumë shpejt mund t’i bashkohet Newcastle Unitedin.
“Transfermarkt” e vlerëson kartonin e anglezit rreth 27 milionë funte, gjë të cilën Newcastle United nuk e ka problem ta paguajë.
Ndërkohë, edhe Conte është i hapur që ta shes futbollistin qysh në janar për të përforcuar skuadrën me lojtarë që i sheh pjesë të projektit