Bisedimet rreth sigurisë mes SHBA-së dhe Rusisë, filluan në qytetin Gjenevë të Zvicrës nën kryesimin e zv.sekretares amerikane të Shtetit, Wendy R. Sherman dhe zv.ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Ryabkov, transmeton Kosova Post.
Bisedimet filluan në misionin e SHBA-së në zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë.
Në takimin e jashtëzakonshëm të Dialogut Strategjik të Stabilitetit (SSD) ku morën pjesë diplomatë të nivelit të lartë nga të dy vendet, krahas marrëdhënieve dypalëshe pritet që të diskutohet edhe për çështjet si problemi i Ukrainës, zgjerimi i NATO-s në lindje, kontrolli i armëve bërthamore dhe krimet kibernetike.
U njoftua se pas bisedimeve palët do të mbajnë konferenca të ndara për shtyp.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, kishte njoftuar se Sherman dhe Ryabkov u takuan mbrëmë në Gjenevë dhe diskutuan mbi takimet e ditës së sotme.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 16 qershor u takuan në Gjenevë dhe dy liderët vendosën vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme.
Në anën tjetër, SHBA, NATO dhe shumë vende perëndimore kanë reaguar ndaj fortifikimit ushtarak që Rusia ka kryer në kufirin me Ukrainën dhe ato paralajmëruan se një qëndrim agresiv ndaj Ukrainës do të ketë pasoja serioze dhe kosto të rëndë për Rusinë.
Rusia në propozimet ndara nga njëra-tjetra për garancinë e sigurisë që bëri në muajin dhjetor për SHBA-në dhe NATO-n, kishte propozuar që asaj t’i jepet garanci që NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes.
Rusia sot në Gjenevë do të zhvillojë bisedime me SHBA-në për këto çështje. Ndërsa më 12 janar pritet që çështja të diskutohet në Këshillin NATO-Rusi.aa