Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19 nga 2966 testime që janë bërë në të gjithë vendin, ndërsa 543 pacientë janë shëruar.
Krahasuar me 24 orët e kaluara, kemi një ulje të rasteve, pasi dje ishin 317 nga 3024 testime, por një rritje të fataliteteve nga 6 të enjten në 7 viktima të premten.
Rastet pozitive të konfirmuara sot janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.abcnews