Dy policë rusë të trafikut, kanë bërë përpjekje që ta ndalojnë një shofer me një traktor, por nuk ia kanë dalë mbanë, shkruan Kosova Post.
Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa talljet kanë adresuar ngathtësinë e policëve.
Traktori, edhe pse nuk është i njohur si automjet që zhvillon shpejtësi të madhe, nën drejtimin e shoferit problematik, ia ka dalë të iu ikë autoriteteve.
Ngjarja ka ndodhur në Novosibirks, qytet në rajonin e Siberisë, përkatësisht Rusisë Jugore, dy vite më herët. Raportohet se traktorin, ka qenë duke e drejtuar një 19 vjeçar, i cili vendosi të mos iu bindet urdhrave të policisë.
Për më shumë, shiheni videon: