Prerja e flokëve javën që lamë pas ishte temë qendrore në Kosovë, kjo si rezultat i ngritjes së çmimit të prerjes së flokëve për meshkuj, çmim ky i cili nga qytetarët e Kosovës u pa si i pa-arsyeshëm, shkruan KosovaPost.
E, sa iu përket vendeve në botë Kosova konsiderohet të ketë një pozitë shumë të mirë, krahasuar me shtetin e Zvicrrës, shtet ky në të cilin prerja e flokëve për meshkuj është shumë e lartë, duke llogaritur diku rreth 62 dollarë.
Më mirë se Zvicrra nuk qëndron as shteti i Norvegjisë, ku në Oslo një prerje e flokëve ka kosto rreth 48.10 dollarë, çmim që konsiderohet shumë i lartë.
Më poshtë është një grafikon i publikuar nga “BusinessInseder”, i cilli ka publikuar koston e prerjes të flokëve tek meshkujt nëpër vende të botës, nga ajo që kushton më shumë, tek ajo më pak.
Foto: