Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me rastin e 3-vjetorit arrestimit të katër ish liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nga Specialja nën akuzat për krime lufte, ka vizituar familjet e tyre, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebooik, Krasniqi tha se “Heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm”.
Krasniqi u shpreh se Thaçi dhe të tjerët simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull.
“Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë.”, u shpreh ai.
Sipas tij, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën për shtetndërtim dhe fuqizim të kombit.
“Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, përfundoi Krasniqi.