Ministria e Shëndetësisë, referuar të dhënave nga Insituti i Shëndetit Publik, raporton se nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Kosova Post.
Sipas të njejtit raport, poashtu bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
03 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.
Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.
Në total numri i rasteve aktive është 540.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!