4 gjëra që prindërit e rinj duhet të dinë për bebet

4 gjëra që prindërit e rinj duhet të dinë për bebet

Të kujdesesh për një bebe mund të jetë diçka e vështirë për shkak se komunikimi me ta është shumë i vështirë. Bebet në fakt mund të komunikojnë, por jo nëpërmjet të folurit. Ndaj po ju sjellim disa këshilla që do ta bëjnë më të lehtë komunikimin si për ju ashtu edhe për bebin tuaj.

Mbani mend se të vegjlit qajnë kur u nevojitet ndihma juaj

Bebet do të qajnë për të tërhequr vëmendjen tuaj në mënyrë që ti ndihmoni me diçka. Ata mund të dëshirojnë një ndërrim pelene, të ndiejnë të ftohtë ose të kenë vapë, mund të kenë dhimbje stomaku ose nga dalja e dhëmbëve, por edhe mund të jenë thjesht të frikësuar dhe ndërkohë kanë nevojë vetëm për mbështetjen tuaj.

Bebet kërkojnë kontakt nga afër me ju

Kontakti me bebin tuaj është shumë i rëndësishëm për atë. Ata dëshirojnë që nëna, ose babi t’u qëndrojë sa më afër të jetë e mundur. Kjo nuk i bënë ata të varur pas jush por i mëson me idenë se ju do të jeni gjithnjë aty nëse ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj. Në këtë mënyrë ju do të rrisni vetëbesimin e bebit dhe dëshirën e tij për të eksploruar gjëra të reja.

Ata duan të mësojnë më shumë për botën që i rrethon

Mos i lini ata të qëndrojnë gjithë ditën në të njëjtin vend, pa lëvizur fare. Sigurohuni që shtëpia juaj të jetë e sigurt për ta dhe i lejoni të zvarriten gjithandej. Kjo gjë do t’i zbavisë ata më shumë nga çdo lodër që ju mund të blini dhe do t’i ndihmojë të praktikohen me zvarritjen  si edhe me kalimin e kohës me ecjen gjithashtu.

Flisni me ta si të ishin të rritur

Bebet do ta mësojnë gjuhën tonë vetëm nëse e dëgjojnë atë. Nëse ju i flisni atyre në të njëjtën mënyrë siç flisni edhe me një të rritur, ata do të mësojnë të flasin më herët.

You may also like

Forcat amerikane kryejnë ‘aksion’ më të madh të vitit në Somali

Të paktën 60 militantë të organizatës Al-Shabaab u