Kur jemi më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare, qytetarët duhet të jenë mirë të informuar për veprimet e qeverive të kaluara në vend, e sidomos parasysh duhet ta kenë të rinjët që kësaj radhe do të votojnë.
Ndonëse po tenton të proklamohet si partie e “rimëkëmbjes”, ku edhe sloganin e ka të tillë”, PDK-ja në thelb po tregon vet se e ka shkatërruar këtë vend, e tash po tenton ta rimëkëmb atë.
Dhjetëra skandale të theksuara kanë ndodhur kur në qeveri ka qenë partia e Hashim Thaçit, e më vonë edhe e Kadri Veselit./botasot
Më poshtë mund t’i mësoni 42 skandale që ndodhën kur në qeveri ishte prezente PDK-ja:
1. Përfaqësimi i Kosovës pa “Republikë”, me fusnotë
2. Shkatërrimi i Telekomit
3. Falja e Distribucionit të energjisë
4. Falja e Fabrikës së Amortizatorëve tek Devollët
5. Proces negociator i dështuar; Thaçi: Kosova do të bëhet Palestinë
6. Vjedhjet masive në tendera: shumica zyrtarë të lartë të PDK-së
7. Kosova, i vetmi shtet pa viza, teksa Blerim Çollaku hapte shampanjë duke festuar për to
8. Falja e 8200 hektarëve
9. Shëndetësia e plaçkitur për 10 vite
10. Arsimi i parafundit ne listën e PISA
11. Kthimi i Serbisë në Kosove me hapësira të veçanta ligjore për komunat me shumicë serbe
12. Nepotizëm në secilin sektor, familjarët e zyrtarëve të lartë të PDK-së të punësuar kudo në sektorin publik e në diplomaci
13. Likuidimi i pasurisë publike në privatizim
14. Kalimi i doganave ne hangare private
15. Kriminalizimi e politizimi i pashembullt i gjyqësorit
16. Vjedhja e Dhomës se dëshmive për krimin e organizuar
17.Shitja e tokave për 1 €
18. Abstenimi nga çdo aplikim në çfarëdo organizate botërore për 1 vit
19. Dhënia e 53 milion eurove Bektelenkes dhe të njëjtën shumë edhe Devollëve
20. Afera e përgjimeve PRONTO ku ende askush nuk është dënuar
21.Vrasja e Astrit Deharit, Naser Makollit dhe dëshmitareve të mbrojtur të Gjykatës Speciale
22. Djali i Isa Mustafës, pronar i terminalit doganor
23. Rrahja e policit nga djemtë e Adem Grabovcit
24. Kapja me presh ne duar e kushëririt te Fatmir Limajt me miliona euro të fshehura në “Bojler”
25. Miliona euro te depozituara neper bankat e Qipros të kokave të shtetit/krimit
26.Sindikatat e kapura nga klani PRONTO, e në rend të pare ajo e Arsimit ku përmes grevave tenton që të arrijë qëllime politike të Klanit Pronto
27.Gjyqesori i kapur
28. Punësimet dhe familjarizimi nëpër komuna
29. Xhavit Haliti, “krejt i kem ka dy milion, edhe ti i ki, i ki i ki”
30. Zëvendëskryeministër nga Lista Serbe
31. Vjedhja e 50 kg droge dhe ari ne arkivat e policisë para disa viteve
32. Vrasja e Elvis Pistës, e cila shpeshherë lidhet me klanin PRONTO
33. “Vetëvrasja absurde” me 11 therrje thike e Dino Hasanajt
34.Skandali me pasaporta dhe miliona euro të vjedhura
35. Humbja e çantës diplomatike me informacione konfidenciale në të dhe para të tjera
36. Anëtarja e delegacionit kapet duke vjedhur bizhuteri nëpër dyqanet e Belgjikës
37. Vrasja e Behadin Hallaqit, ku dyshohet nga PDK, me saktësisht nga Thaçi
38.Ndarja e veriut të Mitrovicës dhe dhënia e saj tek Serbia, por që shpëtoi falë kundërshtimit të ashpër
39 .Zv.ministra e ministra me doktorata plagjiate e pa fakultete
40. 90 Zv. ministra e 30 këshilltar për ministra
41 .Skandali i tenderit të spitalit që lidhet me Kadri Veselin
42. Shoferi i vëllait të Hashim Thaçit, kapet me 1kg kokainë në veturë
Dhe jo vetëm.