Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku 13 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërkaq 30 me dëme materiale, shkruan Kosova Post.
Po ashtu gjatë së hënës, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 587 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.