Programi filloi me një minute heshtje dhe intonimin e himneve, ndërsa më pas u shfaq videoja e incizuar nga AA gjatë tentativës për grusht shtet më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, transmeton Kosova Post.
Në Prishtinë është organizuar një program përkujtimor me rastin e 15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi, shkruan AA.
Në programin e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë morën pjesë zv/kryeministrja e Kosovës për çështje të pakicave dhe të drejtat e hjeriut, Emilja Rexhepi, ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, deputetët e KDTP-së Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe deputetë, përfaqësues të institucioneve turke dhe atyre vendase.
Programi filloi me një minute heshtje dhe intonimin e himneve, ndërsa më pas u shfaq videoja e incizuar nga AA gjatë tentativës për grusht shtet më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, ku e tregon fytyrën e vërtet të liderit të FETO-s, Fetullah Gulen.
Ambasadori Sakar në fjalën e tij tha se e ardhmja e Turqisë është më e ndritur se mëngjesi i 15 korrik 2016.
Ai theksoi se Turqia sot është shndërruar në një vend më i fuqishëm, më i sigurt dhe më i qëndrueshëm, duke shtuar se “organizata tradhtare terroriste, shtylla e së cilës është shkatërruar në Turqi, po përpiqet të mbijetojë jashtë vendit duke e përçmuar Turqinë”.
Ambasadori turk tha se janë duke vazhduar pa ndalur punimet jashtë vendit kundër organizatës terroriste FETO.
“Jemi në dijeni se për këtë nevojitet përpjekje afatgjate. Kështu që tani në 42 vende të botës janë mbyllur të ashtuquajturat shkolla të FETO-s. Prej tyre 20 i janë transferuar Fondacionit Maarif. FETO jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombëtare ka filluar të pranohet si organizatë terroriste. Më shumë se 120 anëtarë të FETO-s janë deportuar në Turqi për gjykim, si dhe atyre që janë deportuar në vendet e treta pasi u zbulua rrjeti kriminal prapa maskës që organizata fshehu”, u shpreh ai.
Zv/kryeministrja Rexhepi, nga ana e saj, tha se grusht shteti i 15 korrikut përveç Turqisë ka ndikuar thellë te të gjithë muslimanët.
“Qeveria e Kosovës është në solidaritet me ju. Dënojmë çdo lloj sulmi terrorist”, tha ajo.
Ndërkaq, ministri Damka theksoi se në natën e 15 korrikut populli turk që jeton në të gjithë vendet e botës është bashkuar.
“Natën e 15 korrikut, kombi turk u bashkua në çdo vend ku kanë jetuar, duke i bërë ata të qëndrojnë kujdestar të demokracisë. Ka treguar se kufijtë e zemrës së Turqisë janë më të mëdha se Turqia”, tha Damka.