60 nxënës në një klasë, ja në cilën shkollë të Kosovës po ndodh kjo

60 nxënës në një klasë, ja në cilën shkollë të Kosovës po ndodh kjo

Numri i madh i nxënësve në këtë klasë është bërë problem për t’u zhvilluar mësimi aty.

Punimet nuk po mungojnë në objektin e gjimnazit në Malishevë, e të cilat do të duhej të kryheshin në shtator.

Kjo ka bërë që në një klasë të qëndrojnë nga 60 veta.

Në këto kushte zhvillojnë mësimin tetë klasë në gjimnazin ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë pasi një pjesë e objektit të shkollës ende është duke u rinovuar.

E drejtori i kësaj shkollë Izet Hoti thotë që nuk i di arsyet që klasat nuk u funksionalizuan në shtator.

Por në Drejtorinë e Arsimit në Malishevë thonë se afati i shtatorit ishte vetëm si marrëveshje bashkëpunimi dhe se po presin që punimet të kryhen deri në fund të javës.