Shqipëri/ Një 60-vjeçar ka rënë në një humnerë prej 200 metrash mëngjesin e sotëm, në Nivicë të Gjirokastrës.
Sipas raportimeve, shtetasi me iniciale A.B., nga Vasjari kishte shkuar në Nivicë për të punuar dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga “Ura e Madhe”. Trupi i tij ende nuk është nxjerrë, ndërkohë që sotpritet të shkojnë fotot speciale për ta nxjerrë, pasi konsiderohet terren i vështirë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:15, në hyrje të fshatit Nivicë, Tepelenë, është rrëzuar nga “Ura e Madhe” shtetasi A. B., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj (dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet ndërhyrja e grupit të forcave Renea për nxjerrjen e shtetasit A. B., pasi është terren shumë i vështirë./t.ch