Drejtësia italiane vendosi një gjobë totale prej 733 milion euro për 4 kompani që ofrojnë shërbime të porositjes së ushqimit në internet me arsyetimin se ato nuk ofrojnë siguri në punë për korrierët e tyre, transmeton Kosova Post.
Si pjesë e hetimit të kryer nga Kryeprokuroria e Milanos, u përcaktua që kompanitë JustEat, Uber Eats, Glovo, Deliveroo, të cilat ofrojnë shërbime të porositjes së ushqimit në internet, shkelën rregullat e sigurisë në punë për korrierët që shpërndajnë ushqim.
Në përputhje me rrethanat, u vendos të jepen gjoba prej 733 milion euro në total për këto 4 kompani, dhe kompanitë ishin të detyruara të punësojnë 60 mijë korrierë me kontrata të përkohshme brenda 90 ditësh. “Korrierët nuk janë skllevër. Është koha të themi se ata janë qytetarë që kanë nevojë për mbrojtje ligjore,” tha Kryeprokurori Publik i Milanos Francesco Greco.
Është deklaruar se hetimi në fjalë ka mbuluar aktivitetet e ndërmarrjeve në periudhën 2017-2020./KosovaPost/.