Po hyjmë në “Javën Çame” e cila na kujton 78t vjetorin e gjenocidit Grek mbi Shqiptarët e Çamërisë, përcjell KosovaPost.
“Sot është dita e 28.470-t që dëshmon se drejtesia ndërkombëtare dështon së funksionuari.
Çka ndodhi të Martën e 27 Qershorit 1944?
Me 27 Qershor, ditë e Martë e vitit 1944, me bekimin e shtetit shovenist Grek, forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) në krye me gjeneralin Napoleon Zerva hynë tinëzisht në rajonin e Paramithisë (Paramëthi-Ajdonat, qytezë në komunën e Sulit) dhe bënë gjenocid në mbi 600 shqiptarë myslimanë në një ditë.
Me 28 Qershor, ditën e nesërme një batalion tjetër i (EDES) hynë në Parga dhe vranë 52 shqiptarë të tjerë poashtu për një ditë.
27 Qershori 1944 – Mars 1945 u vranë dhe u masakruan 2771 civilë”, ka shkruar veprimtari Bashkim Morina në Facebook.
Postimi i plotë:
78 VITE DHIMBJE, ÇAMËRIA – PLAGË QË ENDE KULLON!
Tani po hyjmë në “Javën Çame” e cila na kujton 78t vjetorin e gjenocidit Grek mbi Shqiptarët e Çamërisë!
Sot është dita e 28.470-t që dëshmon se drejtesia ndërkombëtare dështon së funksionuari.
Çka ndodhi të Martën e 27 Qershorit 1944?
Me 27 Qershor, ditë e Martë e vitit 1944, me bekimin e shtetit shovenist Grek, forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) në krye me gjeneralin Napoleon Zerva hynë tinëzisht në rajonin e Paramithisë (Paramëthi-Ajdonat, qytezë në komunën e Sulit) dhe bënë gjenocid në mbi 600 shqiptarë myslimanë në një ditë.
Me 28 Qershor, ditën e nesërme një batalion tjetër i (EDES) hynë në Parga dhe vranë 52 shqiptarë të tjerë poashtu për një ditë.
27 Qershori 1944 – Mars 1945 u vranë dhe u masakruan 2771 civilë.
Si pasojë e këtij gjenocidi, një pjesë e popullatës myslimane të Çamërisë, u shpërngulën në qytete të ndryshme shqiptare (Vlorë, Durrës dhe Tiranë). Gjatë rrugës së shpënguljes drejt Shqipërisë kan humbur jetën 2400 njerëz nga etja, uria, vuajtjet dhe plagët.
Që nga ajo kohë çështja Çame është lënë në harresë nga çdo qeveri dhe politik bërës, dhe si e tillë Çamët u detyruan ta ndërtojnë komunitetin Çam me forcat vetanake, që ta ngrisin çështjen Çame dhe të ndëgjohet zëri i atyre që u lanë të vetëm në këtë kauzë kombëtare.
30 Qershor 1994 me iniciativen e komunitetit Çam, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e shpalli daten 27 Qershor si “DITA E GJENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TË ÇAMERISË”.
Komuniteti çam, më 27 Qershor të çdo viti, përkujton në Qafë Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti Grek.
(Info)
27 Qershori 1944 – Mars 1945 u vranë dhe u masakruan 2771 civilë.
Në Paramithi për një dite u vranë mbi 673 burra, gra, femijë dhe pleq, në Filat u vranë 1286, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç dhe Pargë u vranë 626 (28 Qershorë 1944 në Parga u vranë 52 shqiptarë në një ditë).
Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë barbarisht 157 veta.
Gra të reja dhe vajza u përdhunuan para vdekjes, burrat që mbetën gjallë i grumbulluan dhe i dërguan në ishujt e Egjeut.
Në 68 fshatra u masakruan, u vranë dhe u debuan 3.242 civilë (214 gra dhe 96 fëmijë. 745 gra janë përdhunuar, 76 gra janë marrë peng, ndërsa ndër të vrarët janë edhe 32 fëmijë, të gjithë nën moshën 3 vjeç).
5.800 shtëpi u plaqkitën, u shembën dhe u shkatërruan, u plaqkitën mbi 120 mije dhen, 24.000 bagëti të trasha, 18 mije kuaj, 250 mijë kg grurë, 80.000 kovë vaj Ulliri ushqimorë.
Sot bëhen 28.470 dit që 35 mijë shqiptarë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri.
Sot zyrtarisht Greqia (Europiane) i mohon dokumentacionet e qytetarëve të Çamërisë që figurojnë emrat autokton të Qyteteve dhe Fshatrave të Çamërise.
Sot zyrtarisht njihet çështja Çame nga drejtësia Europiane dhe ende vazhdon të mbetet në arkivat e komisioneve të drejtësisë!
Sot të gjithë jemi Çam, sot të gjithë i njomim me lot kujtimet e vllezërve tanë Çam të cilët u plaqkitën, u dëbuan, u perdhunuan para vrasjes dhe u masakruan në mënyrë çnjerzore në shtëpitë e tyre.