Grimi pa dyshim mbetet tejet i rëndesishëm për çdo femër, andaj është e rëndësishme të zgjedhesh edhe grimeren e duhur për tu dukur magjepse në eventin tuaj me të rëndësishëm. Studio ‘Naimja’ në Mitrovicë është tejet e kërkuar pasi që puna që bëhet në këtë studio është tejet e përfeksionuar me një staf profesional.
Shumë femra në ditët e tyre të veqanta zgjedhin duart e arta menagjerës së kësaj studioe bukurie, Naimes, meqë grimi që bënë ajo të bënë të dukesh Divë e çdo ahengu.
Naima tregon se cilat do të jenë trendet e bukurisë për këtë vit. Ajo tha se gjatë sezonës verore grimet do të jenë më të rënda dhe me ngjyra të ndezura, ndërsa stili i flokëve pritet të jetë klasik, më shumë volum dhe sa më natyral.
Vlen të theksohet se në këtë studio të bukurisë që ju bënë të dukeni perfektë në ditët me rendësi, puna e microbllading është e përsosur që ngjasojnë me ato të nënës natyrë.
Naimja ndryshe është edhe stiliste e njohur e flokëve e cila ka fituar edhe vendin e parë në një seminar në Turqi për stilimin e flokëve sikur ‘Sulltaneshës’.