Situata me pandeminë COVID-19, po vjen duke u përmirësuar. Kështu të paktën po tregojnë raportet e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), përkatësisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK). Por raporti i sotëm, për dallim nga dje, vë në dukje një numër më të madh të viktimave, transmeton Kosova Post.
MSh, sipas të dhënave nga IKShPK, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.