Një e moshuar është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së saj, në Kaninë të Vlorës.
Grupi hetimor ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./t.ch