Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 99 në nivel të vendit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njofton Klan Kosova.
“Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 11.546 persona.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë gjithsej 305.991 doza të para të vaksinës, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 88.961 persona.
Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.