Sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga ora 17:00.
Pas situatës të tensionuar në Veri, KB Trepça ka bërë kërkesë nga dy tifozeritë Torcida dhe Plisat që sonte të lenë anash rivalitetin dhe të janë të përmbajtur dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Vendi ynë asnjëherë ska pas nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozëritë e të dy ekipeve që të na bashkangjiten në këtë thirrje. E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës. Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret. Do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova.